Trabzonspor kërkon transferimin e Nunez pas Salahut

Futboll

Trabzonspor kërkon transferimin e Nunez pas Salahut

Më: 5 gusht 2026 Në ora: 17:16
Nunez - majtas

Pasi ka finalizuar transferimin e futbollistit egjiptian Mohamed Salah, Trabzonspor i ka kushtuar vëmendje një sulmuesi të ri.

Si pjesë e afatit kalimtar të verës, në të cilin klubi po kërkon të forcojë ndjeshëm skuadrën, janë hapur negociata me Al-Hilal për transferimin e ndërkombëtarit uruguaian Darwin Nunez, raporton gazeta turke A Spor.

Interesi për Nunez u konfirmua menjëherë pasi u finalizua marrëveshja me Salah, shkruan Goal.com.

Klubi turk ka dërguar një ofertë zyrtare për Nunez dhe po përgatit një takim me lojtarin, përfaqësuesit e tij dhe menaxhmentin e Al-Hilal për të përcaktuar fizibilitetin e transferimit.

Detajet mbi ecurinë e negociatave dhe qëndrimin e klubit saudit nuk janë zbuluar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat