Mitrovica pëson humbje të thellë nga ekipi norvegjez 

Futboll

Mitrovica pëson humbje të thellë nga ekipi norvegjez 

Nga: K.G. Më: 5 gusht 2026 Në ora: 19:45
Anna Aahjem dhe Nea Lehtola

Brann vazhdon rrugën drejt Champions League me fitore bindëse 5:0 ndaj Mitrovicës.

Vashat e Brann nga Norvegjia dominuan plotësisht ndaj ekipit Mitrovica, në ndeshjen kualifikuese të Champions League për femra, e zhvilluar në Budapest të Hungarisë.

Shënuese janë futbollistet Dilja Zomers (6’ e 35’), Amalie Eikeland (13’),  Anna Aahjem (28’) dhe Heidi Halbmayr (74’). Brann kaloi në epërsi që në minutën e 6-të dhe e mbylli pjesën e parë me rezultat 4:0. Ndeshja u zhvillua në temperatura shumë të larta, rreth 35°C në fillim, prandaj u luajt në orën 10:00 të mëngjesit.

Me këtë fitore, Brann u kualifikua në finalen e mini-turneut në Hungari, ku do të përballet PAOK-un.

Nëse fiton finalen, Brann kalon në raundin e fundit kualifikues për Champions League.

Nëse humbet finalen, do të vazhdojë garat në një kompeticion tjetër evropian.

Brann e ka kaluar vetëm një herë më parë fazën kualifikuese të Champions League. Në sezonin 2023/24, arriti deri në çerekfinale, ku u eliminua nga Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat