Shqiptari shënon për Hajdukun e Splitit 

Futboll

Shqiptari shënon për Hajdukun e Splitit 

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2026 Në ora: 20:31
Hajduku

Skuadra e Hajdukut ka fituar me rezultat 2:5 ndaj Zhalgirisit nga Lituania, në ndeshjen e rrethit të tretë të kualifikimeve për Conference League në futboll.

Në minutën e 56-të, Shotiçek dhe Adrion Pajaziti zhvilluan një kombinim të shkurtër nga goditja e këndit, ndërsa shqiptari hyri në zonën e rreptësisë dhe me një goditje fantastike nga kënd i ngushtë shënoi, duke e rritur epërsinë e "Të Bardhëve" në 1:3.

Futbollisti Pajaziti po tregon formë të mirë me gjigantin kroat.

Futbollisti Etnik Brruti u aktiviua nga minuta e 78-të për Hajdukun.

Hajduku synon hyrjen në fazën e Grupeve në Conference League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat