Tjetër titullar njofton largimin

Futboll

Tjetër titullar njofton largimin

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 20:44
Teuta

Teuta po investon që të rikthejë titullin kampion.

Ndërkohë dy titullarë nga sezoni i kaluar kanë njoftuar sot, më 6 gusht, pikërisht largimin.

Pas kapitenit Kotobelli është edhe Qëndrim Ismajli që ndan rrugët me Teutën.

“Nga sot nuk jam më pjesë e Teutës.

Faleminderit për korrektësinë klubit, dhe shokëve fantastikë për këtë gjysmë sezon”, shkruan Ismajli.

Para Teutës, Ismajli ishte pjesë e Tiranës.

Tashmë është në kërkim të ekipit të ri.

Teuta ka ndryshuar thuajse plotësisht nga sezoni i kaluar. Kujtojmë se mbijetesa u arrit vetëm përmes fazës “play out”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat