A po befason Rodri?

Futboll

A po befason Rodri?

Nga: K.G. Më: 7 gusht 2026 Në ora: 00:59
Rodri

Edhe pse prej javësh ishte lidhur me një kalim te Real Madridi, kapiteni i kombëtares së Spanjës, Rodri, është shumë pranë transferimit te FC Barcelona.

Sipas gazetës "Marca", lojtari të enjten e ka njoftuar drejtuesit e klubit katalanas se dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës së trajnerit Hansi Flick.

Kjo do t'i mundësojë Barcelonës të nisë negociatat me Manchester City.

Pritet që shuma e transferimit të mos jetë më e ulët se 50 milionë euro.

Gjithashtu, sipas raportimeve, klubi e ka konfirmuar jozyrtarisht këtë informacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat