Tafas i pafat, pëson 2 gola në debutimin me Boluspor

Futboll

Tafas i pafat, pëson 2 gola në debutimin me Boluspor

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 22:33
Pamje nga ndeshja

Boluspori i Anxhelo Tafas, e nisi me humbje kampionatin, teksa u mposht me përmbysje 1:2 Manisan në duelin e javës së parë të Ligës së Parë turke.

Skuadra e ish-portierit të Tiranës, kaloi e para në avantazh në minutën e 7-të me Kacmaz, ndërkohë që Manisa arriti të përmbyste rezultatin që në pjesën e parë.

Fillimisht ishte Anziani që vendosi baraspeshën me 11-metërsh, ndërkohë që Lindseth shënoi për 1:2.

Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola.

Ne total skuadra mike regjistroi 5 gjuajtje në kuadrat, 3 prej të cilave u neutralizuan nga Tafas.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për gardianin 26-vjeçar me skuadrën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat