Skënderbeu fiton ndaj ekipit grek, tek ekipi i Ahmatajt debuton edhe lojtari i cili nuk është prezantuar!
Skënderbeu ka fituar 3:0 ndaj Panetolikos U-19.
Sfida u luajt në Korçë ku ekipi U-19 grek vendosi të udhëtonte.
Pjesa e parë u mbyll 2:0 për ekipin e Ahmatajt, ndërsa rezultati u vulos edhe me një gol tjetër në të dytën. Te Skënderbeu shënuan Velçovski, Lagonidhis dhe Emanuel.
“Panorama Sport” konfirmoi edhe Matheus Alison që është afruar nga Kukësi.
Ky i fundit më parë kërkohej edhe nga Flamurtari.