Kayseispor kompleton dyshen në sulm

Futboll

Kayseispor kompleton dyshen në sulm

Më: 9 gusht 2026 Në ora: 09:18
Florent Hasani

Florent Hasani është zyrtarizuar tek klubi i Kayseispor në Ligën e Parë turke.

Sulmuesi kosovar u transferua nga ekipi i Amedspor ku sezonin e kaluar shënoi 18 gola dhe dhuroi 7 asiste në 37 ndeshje të luajtura.

Hasani do të formojë dyshen e sulmit sëbashku me Taulant Seferin, që më parë kanë luajtur sëbashku dhe tek Tirana.

Dyshja vitin e kaluar ishin golashënues në Ligën e Parë turke.

Kayseispor tregon qartë synimet për ketë sezon ku do të kërkojë ngritjen në Superligën turke pas rënies sezonin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat