Rivaliteti me Guardiolën

Futboll

Rivaliteti me Guardiolën

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 11:02
Guardiola e Mourinho

Rivaliteti me Guardiolën do të bëhej i pashmangshëm. Mourinho, që kishte marrë përsipër të drejtonte Real madridin, goditi shpejt: “Pep është një trajner fantastik, por ka fituar një Champions që mua do të më vinte turp ta fitoja”.

Guardiola u përgjigj: “Në këtë dhomë është ai, ‘el puto jefe’, mjeshtri i dreqit… Ai di gjithçka dhe nuk dua të konkurroj me të as edhe një sekondë”.

Por lufta nuk mbeti vetëm mes trajnerëve.

Lojtarët e Realit dhe Barcelonës ishin edhe shokë skuadre te kombëtarja spanjolle. Për Iker Casillas ishte një situatë e pamundur për t’u menaxhuar.

Si kapiten i Realit, ai nuk donte që lojtarët të ktheheshin në armiq.

Kështu telefonoi Xavin për të “ulur armët”… Mourinho e zbuloi dhe e interpretoi si tradhti:

“Ka gjëra që nuk do t’i pranoj kurrë. Nëse dikush nuk më respekton, kemi një problem.

Me Barcelonën jemi në luftë; pastaj, në kombëtare, puth kë të duash”.

Reali fitoi La Liga-n dhe i dha fund dominimit të pakontestueshëm të Barcelonës, por çmimi ishte shumë i lartë. Skuadra u përça, Casillas u la në plan të dytë dhe marrëdhënia me dhomën e zhveshjes u përkeqësua.

Përçarja me një pjesë të lojtarëve u bë e pakthyeshme. Kështu përfundoi cikli i parë i Mourinhos në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat