Pas Vedat Muriqit, rivali i Ernest Muçit akord me “bishën” e Serie A!

Futboll

Pas Vedat Muriqit, rivali i Ernest Muçit akord me “bishën” e Serie A!

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 11:15
Ernest Muçi

Zyrtarizimi i Romelu Lukakut te Fenerbahce nga Napoli është çështje kohe.

Ky është lajmi i fundit që vjen nga gazetari sportiv i mirënjohur, Fabrizio Romano.

Napoli dhe gjiganti nga Superliga turke, kanë arritur marrëveshjen për kalimin e “bishës” belge për 6 milionë euro, kostoja e transferimit.

Po ashtu, sulmuesi ka rënë dakord me Fenerbahcen për kushtet personale.

Pas Vedat Muriqit, tashmë skuadra nga Stambolli do të ketë një tjetër “pykë” të mirëfilltë në sulm, Romelu Lukakun.

Për Trabzonsporin e Ernest Muçit, ky është lajm i keq, pasi rivali po shton “forcat” në fazën “goditëse”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat