Zyrtare: Chavarria transferohet te Chelsea për 21 milionë euro

Futboll

Zyrtare: Chavarria transferohet te Chelsea për 21 milionë euro

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 10:45
Pep Chavarria

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit spanjoll Pep Chavarria nga Rayo Vallecano.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin londinez deri në vitin 2031 dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Cobham, në përgatitjet për sezonin 2026/27.

“Jam shumë i emocionuar që do të filloj. Chelsea është një nga klubet më të mëdha në botë dhe kjo është një mundësi e madhe për mua. Jam i përgatitur dhe do të punoj shumë për ta ndihmuar ekipin të arrijë sukses”, deklaroi Chavarria pas transferimit.

Spanjolli e nisi karrierën te klubi i vendlindjes, Figueres, para se të kalonte te Olot në vitin 2018. Pas 52 paraqitjeve, ai iu bashkua Real Zaragoza-s në vitin 2020, ku bëri debutimin profesional në një ndeshje ndaj Las Palmas.

Në gusht të vitit 2022, Chavarria bëri hapin drejt La Ligës duke u transferuar te Rayo Vallecano. Gjatë katër viteve të fundit, ai është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Sezonin e kaluar, Chavarria zhvilloi 44 paraqitje për Rayo Vallecanon, duke e ndihmuar klubin të arrinte finalen e Ligës së Konferencës, ku u mposht ngushtë nga Crystal Palace.

Tashmë, mbrojtësi spanjoll nis një kapitull të ri në karrierë, me Chelsea-n që ka siguruar shërbimet e tij deri në vitin 2031.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat