Edhe Bashkimi, njësoj si Vardari, e shkarkoi trajnerin pas vetëm dy javësh!

Futboll

Edhe Bashkimi, njësoj si Vardari, e shkarkoi trajnerin pas vetëm dy javësh!

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2026 Në ora: 17:08
Shaban Sulejmani

Ashtu si Vardari nga Shkupi, edhe Bashkimi nga Kumanova ka bërë ndryshimin e trajnerit.

Pas vetëm dy javësh në sezonin e ri të PMFL-së, tashmë kemi dy ndryshime në stafet teknike.

Fillimisht, Vardari, pas humbjes në derbin ndaj Shkëndijës, i dha fund bashkëpunimit me Kristian Fabianin.

Edhe Bashkimi i dha fund bashkëpunimit me Gajur Rexhepin, ndërsa në vend të tij është emëruar Shaban Sulejmani.

“KF Bashkimi 1947 ka arritur marrëveshje me trajnerin Shaban Sulejmani, i cili së fundmi ishte zëvendëstrajner te Rabotniçki.

Ai ka përvojë te Liria e Prizrenit, ku kontribuoi në formimin e ekipit në Superligë, si dhe te Besa Dobërdolli, Gostivari dhe Spark nga Haraçina.

Klubi i uron mirëseardhje Shabanit dhe shpreson për një bashkëpunim të suksesshëm. Me marrëveshje të dyanshme, klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me Gajur Rexhepin, të cilit i falënderon për kontributin dhe i uron shumë sukses në të ardhmen”, thuhet nga kampi i skuadrës nga Kumanova.

Bashkimi ka pasur një start katastrofik në sezonin e ri, duke pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, me një diferencë golash prej 0:11.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat