Stërvitja e fundit e Egnatias në prag të sfidës kundër Shamrock Rovers, që do të luhet nesër në orën 21:00 në Rrogozhinë.
Gazetari Erkan Çutra raporton nga “Arena Egnatia” se trajneri Nevil Dede pritet që të bëjë dy ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e parë në Irlandë.
Dajsinani humbet vendin e titullarit në portë dhe në vend të tij mes shtyllave pritet të fillojë ndeshjes i titullar gjeorgjiani Tandilashvili.
Ndryshim i dytë vjen në mesfushë, pasi duket se paqja mes palëve është vendosur dhe Albano Aleksi do të nisë ndeshjen si titullar kundër Shamrockut, ku do të synohet përmbysja e madhe.