Denis Jaija merr një rol të rëndësishëm te Shkëndija e Haraçinës

Futboll

Denis Jaija merr një rol të rëndësishëm te Shkëndija e Haraçinës

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 11:40
Denis Jaija

KF Shkëndija Haraçinë ka vendosur t’i besojë Denis Jaijës një detyrë të rëndësishme në strukturën e klubit, duke e emëruar drejtor të përgjithshëm sportive.

Emërimi i tij vjen në kuadër të një organizimi të ri të Shkëndijës së Haraçinës, e cila synon të krijojë një strukturë sa më profesionale dhe të konsoliduar.

Jaija do të jetë një nga figurat kryesore në organizimin dhe funksionimin e klubit, me përgjegjësi të rëndësishme në aspektin sportiv.

Ai pritet të angazhohet në koordinimin e punës sportive, ndërtimin e skuadrës dhe realizimin e objektivave të klubit.

Me këtë rol, Denis Jaija pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në projektin sportiv të klubit dhe në hapat e ardhshëm të skuadrës.

Shkëndija e Haraçinës vazhdon të ndërtojë një projekt ambicioz, ndërsa Jaija tashmë është pjesë e rëndësishme e këtij vizioni.

Shkëndija gjatë fundjavës do të përballet me Tikveshin në Kavadar, në një sfidë që pritet të sjellë emocione dhe rivalitet të madh në fushë.

Para kësaj përballjeje, drejtori i përgjithshëm sportiv i Shkëndijës së Haraçinës, Denis Jaija, ka një porosi të fortë për skuadrën nga Kavadari, duke nënvizuar karakterin dhe forcën e ekipit haracinas.

“Ne jemi Shkëndija dhe të shtunën do t’ua ndalim hovin!” – është mesazhi i Jaijës para ndeshjes.

Të shtunën, në Kavadar pritet një përballje e zjarrtë, ku Shkëndija e Haraçinës do të kërkojë të tregojë forcën dhe ambiciet e saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat