Egnatia njeh kundërshtarin në finalen e “play off”

Futboll

Egnatia njeh kundërshtarin në finalen e “play off”

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 23:34
Egnatia

Egnatia do të luajë në finalen e “play off” të Ligës së Europës, pasi eliminoi Shamrokun.

Përballë kampionëve të Shqipërisë do të vendoset Lilestrom i Norvegjisë.

Lilestrom është një klub i cili ka bërë çudinë në edicionin e kaluar ku edhe pse pjesë e kategorisë së dytë, ia doli të fitonte Kupën në këtë vend e siguronte pjesëmarrjen europiane direkt në play-off të Ligës së Europës.

Sfida e parë do të luhet në shtëpi. Ajo e kthimit në transfertë.

Datat e rezervuara janë 20 dhe 27 gusht. Qetësia qëndron pasi janë siguruar të paktën grupet e Ligës së Konferencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat