Barcelona gati planin‘B’

Futboll

Barcelona gati planin‘B’

Më: 14 gusht 2026 Në ora: 12:53
Alvarez

Barcelona po shqyrton edhe alternativa të tjera në repartin ofensiv, në rast se nuk arrin të finalizojë transferimin e Julian Alvarez nga Atletico Madridi.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, në listën e klubit katalanas është edhe sulmuesi i Sportingut, Luis Suarez.

Megjithatë, transferimi i kolumbianit nuk do të jetë i lehtë, pasi ai konsiderohet lojtar kyç për klubin portugez.

Barcelona aktualisht e ka Julian Alvarez si një prej objektivave kryesorë, por situata e vështirë me Atlético Madridin mund ta detyrojë klubin të ndryshojë strategji në ditët e ardhshme.

Romano raporton se Barcelona do të nisë të shqyrtojë më seriozisht Suarezin dhe opsionet e tjera nga java e ardhshme, nëse marrëveshja për Alvarez vazhdon të mbetet e bllokuar.

Luis Suarez, i cili është pjesë e rëndësishme e Sportingut, është kështu një prej emrave në listën e ngushtë të Barcelonës për përforcimin e sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat