Dijon befason të gjithë, biletë sezonale në shallin e tifozëve

Futboll

Dijon befason të gjithë, biletë sezonale në shallin e tifozëve

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Dijon ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i bërë tifozët të mos e harrojnë më kurrë biletën e sezonit.

Klubi francez, i sapongjitur në Ligue 2, ka surprizuar mbështetësit me një ide të veçantë për fushatën e abonimeve për sezonin 2026-2027.

Çdo tifoz që blen një biletë sezonale do të marrë një shall zyrtar të klubit, por ky nuk është një aksesor i zakonshëm.

Brenda tij është vendosur një çip, teknologji që përdoret në sistemet e pagesave. 

Në këtë mënyrë, shalli shndërrohet në një lloj “karte magjike” për tifozin.

Ai mund të përdoret për të kaluar në sektorët e stadiumit, duke i dhënë akses në hyrje, por edhe për të kryer blerje për ushqime dhe pije në tribunat e stadiumit.

Ideja e Dijon është po aq praktike sa edhe kreative. Nëse një tifoz mund të harrojë biletën në shtëpi, është shumë më e vështirë të harrojë shallin e ekipit që mban me krenari në qafë.

Me këtë nismë, klubi francez ka kombinuar traditën e tifozëve me teknologjinë moderne, duke e kthyer një prej simboleve më klasike të futbollit në një mjet dixhital që mund të përdoret gjatë gjithë ditës së ndeshjes.

Pra, nga sezoni i ri, tifozët e Dijon mund të kenë një arsye më shumë për ta marrë shallin me vete, nuk është më vetëm për të mbështetut ekipin, por edhe bileta, portofoli dhe çelësi i stadiumit në një të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat