E majtë perfekte nga Mario Mitaj

Futboll

E majtë perfekte nga Mario Mitaj

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 19:50
Genoa

Debutim spektakolar për mbrojtësin e Kombëtares, Mario Mitaj.

Ndërsa ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Genoa – Ascoli (Kupa e Italisë, raundi i 1/32-ave, e ku rezultati është 2:1 për ekipin e drejtuar nga Daniele De Rossi.

Në minutën e 42-të, shqiptari asistoi me të majtën perfekte nga këndorja, ndërsa Marcandalli goditi saktë me kokë brenda zonës, për të barazuar shifrat e përkohshme në 1:1..

Tre minuta më vonë, erdhi përmbysja e madhe me finalizimin e Baldanzi.

Në minutën e 25-të, Silipo i kishte dhënë epërsinë Ascolit, por që shërbeu sa për statistikë. Përsa i takon fraksionit të dytë, trajneri De Rossi vendosi ta zëvendësoi Mario Mitajn me Djibril Sow

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat