Gëzon tifozë

Futboll

Gëzon tifozë

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 10:57
Ernest Muçi

Dita kur Ernest Muçi do të rikthehet në fushën e lojës nuk mendohet të jetë e largët.

Kështu shkruhet në median turke “61saat” që i jep një përshkrim situatës shëndetësore të sulmuesit shqiptar, mbi kohën që do t’i nevojitet për të qenë plotësisht i gatshëm.

Mungesa e tij u pa që në ndeshjen e parë të Trabzonspor përballë Kasimpasa, takim ky i përfunduar në barazimin 1-1, ndërsa të shumtat kanë qenë pyetjet se kur do të vijë momenti për të parë Muçin në aksion.

Sipas kësaj medie, sulmuesi shqiptar do ta humbasë edhe sfidën europiane që klubi turk do ta zhvillojë me Ferencvaros në kualifikueset e Europa League dhe më pas mund të përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e së dielës ndaj Basaksehir. Vështirë shihet prezenca e tij që prej minutës së parë duke patur parasysh shkallën e dëmtimit që pësoi, mirëpo ai pritet të jetë i gatshëm për të marrë minuta nga stoli.

Kujtojmë se Ernest Muçi ndjeu shqetësime në pjesën e përparme të kofshës së majtë ku u vunë re hemorragji dhe edemë dhe periudha kohore u vlerësua së paku 2 javë nga stafi mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat