Festim Alidema është futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Ashtu siç u raportua dje nga “Neësport.al”, sulmuesi 28-vjeçar që u largua nga Ballkani, vendosi të niste aventurën e re me lezhjanët.
“Mirë se erdhe, Festim Alidema! KF Besëlidhja njofton afrimin e Festim Alidema, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri, sulmuesi 28-vjeçar vjen me eksperiencë në futbollin kroat, atë Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruan klubi i Besëlidhjes.
28-vjeçari ka një karrierë mjaft interesante të nisur në Kosovë te KF Vllaznia. Më vonë ka luajtur për Llapin, Slaven Belupo dhe Dragovoljac në Kroaci, si dhe me kampionët e Dritës, Lirinë e Prizrenit dhe Erzenin.
Gjithashtu ai spikati në të shkuarën në Kategorinë e Parë më Pogradecin. Ndërsa së fundmi, Alidema ka qenë pjesë e skuadrës së Ballkanit, në Superligën e Kosovës.