Hadjar dëmton kyçin e dorës

Futboll

Hadjar dëmton kyçin e dorës

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 15:57
Hadjar

Piloti i Oracle Red Bull Racing, Isack Hadjar, ka pësuar një dëmtim në kyçin e dorës gjatë pushimeve të verës, që do t’i mohojë atij pjesëmarrjen në Çmimin e Madh të Holandës 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuderia, që gjithashtu ka bërë të ditur edhe zëvendësuesin:

“I urojmë rikthim të mbarë Liam Lawson, që do të zëvendësojë Hadjar në makinën RB22 këtë fundjavë”.

Red Bull i ka uruar shërim të shpejtë pilotit Isack Hadjar dhe ka falënderuar Liam Lawson që pranoi ftesën për të zëvendësuar në një garë në një kohë kaq të shpejtë. Formula 1 kthehet këtë fundjavë me garën e Holandës. Deri tani janë zhvilluar 11 gara nga Botërori 202

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat