Vallecano barazon me Alavesin

Futboll

Vallecano barazon me Alavesin

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2026 Në ora: 23:00
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Rayo Vallecanos ka arritur pikë në kuadër të javës së dytë të Kampionatit të Spanjës.

Futbollisti shqiptar Ivan Balliu nuk u paraqit as një minutë për Vallecanon, në barazimin si vendas me rezultat 1:1 ndaj Alavesit. 

Në minutën e 48-të, futbollisti Camello kaloi në epërsi me rezultat 1:0 Vallecanon.

Alaves shmang humbjen në finish falë golit të Diaz më minutën e 84-të.

Alaves kryeson me 4 pikë, ndërsa Vallecano renditet në pozitën e 9-të me 1 pikë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat