Nikli e përforcon portën

Futboll

Nikli e përforcon portën

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 12:58
Pamje nga ndeshja

Ferronikeli vazhdon të sjell përforcime. Skuadra nga Drenasi sapo ka zyrtarizuar ardhjen e portierit, Agron Kolaj.

“Kemi arritur marrëveshje me portierin Agron Kolaj, i cili na bashkohet pas aventurave te Besa Pejë, Llapi, FC Prishtina dhe SC Gjilani.

Kolaj ka qenë gjithashtu pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Agron! Të urojmë shumë suksese me fanellën e FC Feronikeli 74″, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat