Partizani dhe Teuta barazuan pa gola në stadiumin e Vorës, ndërsa sfida ishte e vlefshme për javën e parë të Abissnet Superiore.
Në pjesën e parë, sidomos, pati protesta të shumta për gjykimin.
Kryesori Ditmir Grimci nuk akordoi faull për Partizanin në kufi të zonës së Teutës.
Pikërisht nga ky moment erdhi edhe episodi më delikat i sfidës ku Rouen Hjumen u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 44′.
Erjon Bylykbashi në VAR e thirri Grimcin për të gjykuar çfarë ndodhi. Pamjet ndërkohë nuk treguan faullin e shkaktuar pranë zonës së Teutës, ndërsa gjuri i Sherif Kallakut te Hjumen nuk u mor parasysh nga Grimci.
Vetëm Hjumen e pësoi me karton të kuq. Ky i fundit kërkoi falje edhe ndaj Kallakut, ndërsa fillimisht po protestonte për faullin e shkaktuar ndaj tij.