Ndeshjet e sotme të Serie A

Futboll

Ndeshjet e sotme të Serie A

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 15:53
Serie A

Kampionati italian i futbollit, Serie A, vazhdon me xhiron e parë të sezonit 2026/2027 me katër përballje të parapara për ditën e sotme.

Vëmendja kryesore do të jetë te gjigantët e futbollit italian që kërkojnë të nisin mbarë rrugëtimin e tyre, ku sfida hapëse e ditës nis në orën 18:30 me Juventusin që udhëton në transfertë për t'u përballur me Frosinone-n.

Ndërsa në të njëjtin orar Venezia pret në shtëpi skuadrën e Lecce-s.

Mbrëmja rezervon duele akoma më të nxehta në orën 20:45, ku AC Milan luan kundër Torinos për të kërkuar pikët e para të kampionatit.

Ndërkohë që Atalanta pret Sassuolo-n në një përballje që premton ritëm të lartë dhe spektakël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat