FC Drita krijon ekipin B 

Futboll

FC Drita krijon ekipin B 

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 15:11
Drita

Klubi i futbollit Drita e Gjilanit ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm dhe në të mirë të klubit. Kampioni i Kosovës ka krijuar ekipin B.

“Klubi ynë FC Drita, nga ky stinor, në organikën e vet do të ketë edhe ekipin B, i cili do të fillojë të garojë nga Liga e Tretë e kampionatit të Kosovës. 

Ky vendim vjen nga pronarët e klubit, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, si pjesë e planit të tyre për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe investimeve të planifikuara për të ardhmen. 

Synimi i FC DRITA është që ekipi B, përmes një organizimi të mirë dhe zhvillimit të vazhdueshëm, të ngjitet në vitet e ardhshme deri në Ligën e Parë të Kosovës. 

Nesër, në zyrat e FFK-së, do të hidhet shorti për kalendarin e keti edicioni”, thuhet nga FC Drita..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat