Gaye te Arsimi

Futboll

Gaye te Arsimi

Nga: K.G. Më: 25 gusht 2026 Në ora: 22:22
Ebrima Gaye

Arsimi nga Çegrani ka përforcuar radhët me futbollistin Ebrima Gaye.

Synimi i Arsimit është që të arrijnë rezultate sa më të mira në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

“KF Arsimi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e ri në skuadër Ebrima Gaye, sulmues qendror nga Gambia. 

Sulmuesi shtatëlartë 1,93 vjen nga radhët e Ballkanit, ndërsa më herët ka luajtur me BST Galaxy në Gambi, dhe CasaSports në elitën senegaleze! 

23 vjeçari vjen të përforcojë edhe më shumë sulmin verdh e zi, ndërsa ne i urojmë sa më gola me fanellën tonë!:, ka njoftuar FC Arsimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat