Calhanoglu: E nisëm mbarë sezonin e ri

Futboll

Calhanoglu: E nisëm mbarë sezonin e ri

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 13:42
Calhanoglu

Mesfushori turk Hakan Calhanoglu ishte ai që realizoi golin e parë në Serie A këtë sezon, duke shënuar një nga 4 golat e Inter në fitoren 4-1 ndaj Monza, në ndeshjen hapëse të kampionatit.

I intervistuar nga mediat italiane, turku sheh me optimizëm përpara drejt sezonit që sapo nisi:

“Duam të fitojmë përsëri dhe të dominojmë në Serie A. Kjo fitore në javën e parë na jep më shumë besim për të ardhmen”

“Gradualisht do të jemi në 100% të formës dhe mendoj se kemi një skuadër më kompetitive se vitin e kaluar, për të rivalizuar kudo për trofe. Ky besim që kemi na jep shtysë si në Itali ashtu dhe në Europë”, tha Calhanoglu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat