Klubi i Superligës njofton largimin e trajnerit

Futboll

Klubi i Superligës njofton largimin e trajnerit

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Mislav Karoglan nuk do të jetë më trajner i ekipit të Ballkanit.

Tekniku 44-vjeçar dhe klubi i Superligës së Kosovës kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre pas 10 muajsh.

Është vetë klubi nga Theranda që ka njoftuar largimin e “timonierit” me origjinë nga Spliti i Kroacisë. Në postimin e Ballkanit, theksohet se ky largim ka ardhur për arsye personale.

NJOFTIMI:

Faleminderit, Mislav Karoglan! FC Ballkani njofton se Mislav Karoglan, për arsye personale, nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.

E falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub.

Gjithashtu, i urojmë shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të jetës dhe karrierës. Mirupafshim dhe suksese në rrugëtimin tënd të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat