Newcastle përforcon mesfushën

Futboll

Newcastle përforcon mesfushën

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 12:13
ico Gonzalez

Newcastle United ka përforcuar mesfushën me afrimin e spanjollit Nico Gonzalez nga Manchester City. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin anglez dhe do të mbajë fanellën me numrin 6.

Gonzalez u prezantua para tifozëve të Newcastle përpara fitores 2-0 ndaj West Bromwich Albion në raundin e dytë të EFL Cup, duke u bërë transferimi i shtatë i ekipit të parë për “Magpies” gjatë kësaj vere.

Mesfushori spanjoll rikthehet kështu në një skuadër tjetër të Premier League, pasi sezonin e kaluar u transferua te Manchester City nga Porto. Gjatë aventurës në “Etihad”, ai zhvilloi 59 ndeshje dhe shënoi katër gola.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, në këtë klub të madh. Mezi pres të nis të luaj dhe ta vesh fanellën bardhezi”, deklaroi Gonzalez pas transferimit.

Trajneri i Newcastle, Matthias Jaissle, e cilësoi spanjollin një përforcim të rëndësishëm, duke vlerësuar aftësinë e tij për të avancuar me topin, disiplinën taktike dhe forcën fizike.

Gonzalez është produkt i akademisë së Barcelonës, “La Masia”, ku u bashkua në moshën 11-vjeçare. Ai debutoi me ekipin e parë të katalanasve në sezonin 2021/22, përpara se të kalonte te Valencia, Porto dhe më pas Manchester City.

Kalimi i tij te Newcastle vjen në një periudhë ristrukturimi të madh të mesfushës së Cityt, pas largimit të disa emrave të rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat