Edi Martini thyen rregulloren

Futboll

Edi Martini thyen rregulloren

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 23:32
Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini e ka mbyllur ndeshjen e sotme duke u ndëshkuar me karton të kuq pas nervozimit me kryesorin e sfidës Dorjan Maletaj.

Martini hyri të festonte në fushë golin e shënuar nga Musta dhe më pas bëri shënjën e VAR-it.

Më herët shkodranëve iu anullua goli i shënuar nga Tafili me Martinin i cili reagoi bashkë me strafin.

Pas këtyre reagimeve gjyqtari Maletaj nuk nguroi ti tregonte kartonin e kuq teknikut të ekipit shkodran.

Sipas rregullores trajnerët nuk lejohet të bëjnë gjeste të tilla që cilësohen provokuese dhe u detyrua të largohej nga fusha përpara përfundimit të takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat