Man. United befasohet nga Ipswich në pjesën e parë

Futboll

Man. United befasohet nga Ipswich në pjesën e parë

Më: 30 gusht 2026 Në ora: 18:53
Pamje nga ndeshja

Manchester United po përballet me Ipswich në “Old Trafford”, ndeshje e vlefshme për javën e dytë në Premier League. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.

Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, ku pasi la pas dhe i tregoi “targën” Luke Shaw, ganezi Issahaku Fatawu asiston për Leif Davis dhe ky i fundit nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë, nga pozicioni ku ishte.

Në minutën e 31-të, autori i golit, Leif Davis, i afrohet golit të dytë, por goditja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer këtë herë nga Senne Lammens.

Në minutën e 40-të, Bruno Fernandes do të barazonte shfirat 1-1.

Pas një topi të humbur në mënyrë qesharake nga kundërshtari dhe asistit të Matheus Cunha, Fernandes tregoi gjithë klasin e tij, duke shënuar golin e parë për këtë sezon të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat