Benzema vendos të largohet nga Al Hilal, mund të pensionohet!?

Futboll

Benzema vendos të largohet nga Al Hilal, mund të pensionohet!?

Më: 30 gusht 2026 Në ora: 23:22
Karim Benzema

Karim Benzema do t’i japë fund aventurës së tij te Al Hilal, pasi sulmuesi francez dhe klubi saudit kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me pëlqim të ndërsjellë.

Sipas raportimeve, vendimi është finalizuar gjatë ditës së sotme, ndërsa fituesi i “Topit të Artë” pritet ta bëjë publike shumë shpejt zgjedhjen për hapin e radhës në karrierën e tij.

Në tavolinë janë dy skenarë kryesorë: vazhdimi i karrierës te një tjetër klub në Arabinë Saudite ose tërheqja nga futbolli profesionist. Megjithatë, një rikthim në futbollin evropian nuk është në planet e 38-vjeçarit.

Benzema iu bashkua Al Hilalit në shkurt të vitit 2026, pas largimit nga Al Ittihad, ndërsa tani përgatitet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat