Komo i Fabregas nuk ndalet, firmos me sulmuesin e Italisë në orët e fundit të merkatos

Futboll

Komo i Fabregas nuk ndalet, firmos me sulmuesin e Italisë në orët e fundit të merkatos

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 18:50
Pamje nga ndeshja

Klubi i Komos ka vendosur që të bëjë hapin tjetër cilësor në këtë sezon, duke u përforcuar edhe më shumë me futbollistë të rëndësishëm, meqë tashmë merr pjesë edhe në Ligën e Kampioneve dhe do të tentojë të përsëritë suksesin e sezonit të kaluar në Serinë A.

Pas disa ditësh negociata, është plotësuar kërkesa e trajnerit Çesk Fabregas, i cili kishte kërkuar afrimin në radhët e skuadrës së tij të një sulmuesi zone, duke nënshkruar me Moise Ken të Fiorentinës.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët vetëm në ditën e fundit dhe sot, Komo ka depozituar në Ligën e Serisë A kontrata e firmosura për të bërë të mundur transferimin.

Komo ka paguar 5 milionë euro për sulmuesin e Italisë për huazimin në këtë edicion, ndërsa klauzola përfundimtare e largimit në verë parashikon pagesën e 35 milionë eurove të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat