Partizani U19 njeh kundërshtarin

Futboll

Partizani U19 njeh kundërshtarin

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Është hedhur sot shorti i “Domestic Champions Path” në UEFA Youth League 2026/2027.

Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga Partizani U-19, që si kampion i vendit në këtë grupmoshë do të marrë pjesë në raundin e parë të “Domestic Champions Path”.

Shorti i zhvilluar në Nyon të Zvicrës ka vendosur që skuadra kryeqytetase të përballet me ekipin Valletta nga Malta.

Në rast se Partizani kalon këtë raund, atëherë në raundin e dytë do të përballet me Hradec Králové të Çekisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat