Lugano ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me FC Baselin për transferimin e Albian Ajetit te skuadra bianconere.
Sulmuesi zviceran, i lindur në vitin 1997, i bashkohet Luganos në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, me opsion blerjeje.
“I lindur në Basel dhe i formuar në akademinë e klubit nga Rhine, Ajeti e njeh shumë mirë futbollin zviceran dhe ka një përvojë të gjerë ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij, sulmuesi ka luajtur për Augsburgun, West Ham United, Celtic Glasgow, Sturm Graz dhe Gaziantepin, përpara se të rikthehej te FC Basel.
Pasi ka kaluar nëpër të gjitha nivelet e kombëtareve të moshave të Zvicrës, Ajeti ka zhvilluar 11 ndeshje me kombëtaren A të Zvicrës, duke shënuar 1 gol”, ka njoftuar klubi.
Sebastian Pelzer, Drejtor i Sportit i F.C. Lugano SA, tha: “Jemi shumë të kënaqur që Albiani ka përqafuar projektin tonë.
Ai është një qendërsulmues me shumë përvojë dhe sjell me vete njohuri të thella për futbollin zviceran, si dhe cilësitë e një lojtari të zonës së rreptësisë, të cilat i ka zhvilluar gjatë eksperiencave të tij te klubet e mëdha jashtë vendit. Jemi të bindur se ai do të jetë një përforcim i vlefshëm për të kompletuar repartin tonë ofensiv:.