Egnatia bëhet gati të marrë pjesë për herë të parë në historinë e saj në fazën në grup të Ligës së Konferencës.
Sipas rregullores së aktivitetit, rrogozhinasit do të luajnë tre ndeshje të fazës në grup si pritës dhe meqë nuk mund të luajnë në “Egnatia Arena”, kanë vendosur të luajnë këto ndeshje në “Air Albania” në Tiranë.
Por çuditërisht, UEFA në portalin e saj ka vendosur stadiumin “Elbasan Arena” si vendin ku do të luhen sfidat ndaj Midtjylland, Linkoln Red Imps dhe Kauno Zhalgiris.
Megjithatë, “Panorama Sport” ka konfirmuar nga burime pranë klubit se ky është një gabim i bërë nga UEFA, pasi nuk ka ndryshim planesh dhe rrogozhinasit do të luajnë si pritës në Tiranë.