Miliona euro për shitjen

Futboll

Miliona euro për shitjen

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 17:13
Arbër Hoxha

Arbër Hoxha nuk e ka vendin e sigurt te Dinamo Zagreb për këtë sezon.

Raportimet në Kroaci tregojnë se sulmuesi i Kombëtares është në merkato, pasi drejtuesit dëshirojnë që të shesin kartonin e tij.

Trajneri Mario Kovaçeviç ka aktualisht 27 lojtarë në dispozicion. Dhe duke qenë se në krahët e sulmit janë disa prej tyre, klubi po mendon të shesë.

Hoxha rrezikon largimin në këtë kuadër. Dinamo e Zabgrebit synojnë të arkëtojë miliona euro nga shitja, ndërsa problemi i vetëm konsiderohet fakti që pasaporta e tij shqiptare i ngushton rrethin e blerësve.

Në Europë ka kaluar afati i transferimit në pesë ligat më të rëndësishme. Sa i përket Austrisë, Skocisë dhe Katarit mund të ketë lëvizje deri më 3 shtator. Në Zvicër është 9 shtator dhe në Turqi 11 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat