Haziri i bashkohet Gjilanit 

Futboll

Haziri i bashkohet Gjilanit 

Nga: K.G. Më: 2 shtator 2026 Në ora: 23:21
Futbollisti Olt Haziri

Futbollisti Olt Haziri është bashkuar me ekipin e Gjilanit.

Skuadra nga Gjilani po kalon me rezultate të mira në tri javët e para, aktualisht renditet në vend të dytë me 7 pikë, aq sa ka edhe lideri Malisheva.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Olt Haziri, i cili nga sot i bashkohet skuadrës sonë.

22-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, ndërsa mund të kontribuojë edhe si mbrojtës i qendrës”, ka njoftuar SC Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat