Klubi i Kategorisë së Parë “godet” me afrimin e ri!
Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Bylisit ka zyrtarizuar afrimin më të ri në ekip, Guillaume Kaloniji Nyanguila.
Sulmuesi nga Republika Demokratike e Kongos do të jetë “armë” shtesë në fazën ofensive te ekipi ballshiot, aty ku objektivi do të jetë ngjitja në Superiore.
Bylisi e nis sezonin e ri në Kategorinë e Parë pas 2 ditësh, të shtunën kundër Sopotit në stadiumin “Adush Muça”.