Lautaro Martínez ka konfirmuar se interesimi i Barcelonës për të gjatë afatit kalimtar të verës ishte real, por kapiteni i Interit ka bërë të qartë se nuk kishte dëshirë të largohej nga klubi italian.
Sulmuesi argjentinas ka treguar se kontaktet mes palëve ekzistuan, duke pranuar se interesimi nga një klub si Barcelona ishte një “nder i madh” për të.
Megjithatë, Martínez vendosi të vazhdojë në Milano, ku sipas tij ndodhet jeta e tij dhe ku ndihet i lumtur.
“Barcelona është një klub i madh dhe interesimi i tyre ishte një nder i madh, por unë zgjodha të qëndroj këtu”, është mesazhi i përcjellë nga kapiteni i Interit.
Martínez, i cili iu bashkua Interit në vitin 2018, është tashmë një prej figurave kryesore të klubit dhe ka marrë edhe shiritin e kapitenit. Në verë, Barcelona e kishte konsideruar argjentinasin si një prej alternativave në sulm, veçanërisht në kërkim të një qendërsulmuesi të ri.
Megjithatë, transferimi nuk u realizua. Martínez preferoi të vazhdojë aventurën me Interin dhe nuk e fshehu dëshirën për të qëndruar gjatë në Milano.
Kështu, pavarësisht interesimit të Barcelonës, Lautaro Martínez mbetet pjesë e Interit dhe synon të vazhdojë të shkruajë historinë e tij me klubin zikaltër.