Mesfushori i Bayern Munichut, Aleksandar Pavlloviq, ka refuzuar interesimin e Manchester Cityt, i cili ishte i gatshëm të paguante deri në 100 milionë euro për të.
Sipas gazetarit të “Bild”, Christian Falk, City ishte i befasuar nga vendimi i 22-vjeçarit, i cili nuk dëshiron të largohet nga Mynihu.
Pavlovic e sheh të ardhmen e tij te Bayerni, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2029.
Ai deri tani ka zhvilluar 102 ndeshje për bavarezët, duke shënuar tetë gola dhe dhënë gjashtë asistime.