Eberl: Jam optimist!

Futboll

Eberl: Jam optimist!

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 18:12
Kane

E ardhmja e Harry Kane duket gjithnjë e më e lidhur me Bayern Munih.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, të mbyllur me 61 gola në 51 paraqitje, sulmuesi anglez është tashmë në qendër të bisedimeve për zgjatjen e kontratës me kampionët gjermanë.

Drejtuesit e Bayern-it duan të sigurojnë për një periudhë më të gjatë shërbimet e bomberit të tyre dhe kontaktet e para mes palëve kanë nisur tashmë. Drejtori sportiv Max Eberl është optimist për arritjen e një marrëveshjeje.

“Siç duhet të zhvillohen ndeshjet, duhet të zhvillohen edhe negociatat. Të dyja palët e duan këtë dhe do të funksionojë. Jam optimist”, deklaroi Eberl.

Edhe vetë Kane ka dhënë sinjale të qarta se dëshiron të vazhdojë aventurën në Mynih.

Pas fitores së thellë 5-1 ndaj Stuttgartit, kapiteni i Anglisë foli për situatën e kontratës, duke lënë të kuptohet se palët janë pranë një marrëveshjeje.

“Është çështje detajesh. Jam 33 vjeç, ndaj ndoshta do të jetë kontrata ime e fundit, ose të paktën kontrata ime e fundit e madhe. Do të thosha se situata duket mjaft pozitive”, u shpreh Kane.

Këto deklarata duket se i japin fund edhe zërave për një transferim të mundshëm te Barcelona apo për rikthimin e tij te Tottenham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat