Përballje “titanësh” në Madrid

Futboll

Përballje “titanësh” në Madrid

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Sonte në mbrëmje do të nis edicioni i ri në UEFA Champions League, faza e grupeve, ndërsa është rezervuar përballje “titanësh” në Madrid. Reali do të “përplaset” në “Santiago Bernabeu” kundër Interit, prej orës 21:00.

Disa orë para sfidës, klubi zikaltër ka shpërndarë një postim tepër domethënës dhe cungues karshi rivalit, sikurse Jose Mourinhos. “1 Prill 1998, gjysmëfinalja e Champions League: Real Madrid - Borussia Dortmund. Bernabeu është aq i mbushur sa rrjeta pas një porte shembet. Shtyllat e portës thyhen, fillimi i ndeshjes vonohet me më shumë se një orë.

Një skenë surreale që ndryshon historinë e Interit. UEFA pezullon ‘Bernabeun’ për një ndeshje, duke e detyruar Realin të presë zikaltërit në ‘Sanchez-Pizjuan’ të Seviljes disa muaj më vonë.

Ajo që duhet të kishte qenë kthimi i Interit në Madrid pas gjysmëfinales së Kupës UEFA të vitit 1986, nuk ndodh kurrë. Sonte, ‘Bernabeu’ mirëpret 83.000 tifozë në shtëpinë e tij të rinovuar plotësisht.

Megjithatë, Madridi gjithashtu pret natën më të madhe të Interit: 22 Maj 2010. Inter - Bayern Mynih 2:0. Milito, Milito. Chivu ishte në fushë, Mourinho në stol. Sonte, ata takohen përsëri”, postimi i kampionëve të Serie A.

Ky shkrim vjen në trajtës “dissi” për “Galaktikët” në lidhje me stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe ballafaqimi kundrejt Mourinhos, para 16 vitesh pjesë e historisë së zikaltërve, tripletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat