Në faqen zyrtare të “ballondor.com”, janë përcaktuar 5 emrat për kategorinë “Trajneri i Vitit”, meshkuj. Në këtë listë nuk kishte se si të mungonte kampioni më i “freskët” i Botës me Spanjës, Lusi de la Fuente.
Edhe pse iberikasit nuk ishin favoritët e mëdhenje në “letër”, de La Fuente ia doli të bëjë surprizën e madhe dhe ta ngjis Spanjën në majën e futbollit botëror.
Rivali i madh për Luis de la Fuenten do të jetë kampioni i Champions League me PSG-në, Luis Enrique. 56-vjeçari ia doli ta mbrojë “kurorën” te Parisi, ndërsa “Princërit” mposhtën në finale Arsenalin e “uritur”, sikurse “likujduan” Bayern Munich mes spektaklit dhe polemikave, gjysmëfinale.
Tre emrat që e plotësojnë listën janë Vincent Kompany i Bayern, Mikel Arteta dhe Unai Emery, diktat i spanjollëve, 4 nga nga 5.
Ceremonia për fituesin do të zhvillohet në Londër, 26 tetor, ku organizatorët është si përherë revista franceze “France Football”, ndërsa kemi të bëjmë me edicionion e 70-të.