Fabio Capello, ish-trajneri i njohur italian, ka analizuar fitoren e Real Madrid ndaj Interit, duke u ndalur te fakti që skuadra italiane kishte dominuar, por nuk kishte arritur të shfrytëzonte rastet.
“Interi e filloi shumë mirë dhe kontrolloi fushën; Real Madridi dukej i çorganizuar dhe Interi mund të bënte çfarë të donte.
Megjithatë, Interi dështoi të shfrytëzonte rastet që pati dhe nuk shfrytëzoi diferencën e madhe që Diuf po bënte në krahun e djathtë., luajti pak në atë krah. Kishte shumë pasime të shkurtra.
E kam parë Real Madridin të vënë në vështirësi ndaj topave të hapur në krah, është e qartë se ndeshja nuk ishte përgatitur në këtë mënyrë.
Është për të ardhur keq që Interi nuk e shfrytëzoi situatën taktike që paraqiti Real Madridi. Kurtua ishte lojtari më i mirë në fushë. Kur përballesh me një Real Madrid të organizuar në atë mënyrë, me mungesë ekuilibri në mesfushë, duhet të përfitosh dhe Interi nuk ia doli”, tha Kapelo për “Sky Sport” pas ndeshjes.