Sonte pritet që Hakim Ziyech të firmosë kontratën me klubin e tij të ri, Botafogon.
Sulmuesi 33-vjeçar i cili vetëm dy ditë më parë gjeti dhe akordin me brazilianët, është pritur në aeroportin “Galeao” nga tifozët e skuadrës, të cilët i kanë rezervuar një mikëpritje tepër të veçantë.
Siç konfirmon edhe vetë Botafogo përmes postimit në rrjetet sociale, gjithçka është drejt finalizimit për marokenin, pasi ky i fundit kaloi edhe vizitat mjekësore.
Kjo pritet të jetë një eksperiencë e re për Ziyech, pas atyre me Wydad AC, AL Duhail SC, Galatasarayn, Chelsean, Ajax dhe FC Twenten.
Sa i takon “palmarit” të trofeve, sulmuesi koleksionon një Champions League, një Kupë Bote për Klube, një Kupë dhe Superkupë të Holandës, një Superkupë të Europës, 2 tituj dhe Superkupën e Turqisë.