Dy gola në tri ndeshje

Futboll

Dy gola në tri ndeshje

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 15:18
Cise

Mes statistikave të shumta që shoqërojnë shpërthimin e Alfadjo Cise me fanellën e Milanit, ka një të dhënë interesante që nuk ishte evidentuar më parë.

Kanë kaluar plot nëntë vite që një futbollist italian i Milanit të shënonte dy gola në tri javët e para të kampionatit.

I fundit që e kishte bërë këtë ishte Patrik Kutrone, në nisje të sezonit 2017-18.

Në atë sezon, sulmuesi, që aktualisht aktivizohet te Monza, realizoi dy golat e tij të parë në kampionat në dy javët e para, shënoi në debutimin ndaj Krotones dhe në ndeshjen pasardhëse në shtëpi kundër Kaljarit, ndërsa në javën e tretë nuk gjeti rrugën e rrjetës.

Cise, nga ana tjetër, ka shënuar në javën e parë dhe në të tretën.

Përpara tyre, këtë statistikë e kishin arritur, duke nisur nga më i fundit: Xhani Rivera, në sezonin 1972-73, Renato Burini, në 1951-52, Pietro Arkari III, në 1935-36, ndërsa i pari ishte

Mariano Tansini, në kampionatin 1929-30. Në këtë statistikë janë marrë në konsideratë vetëm kampionatet e Serie A me grup të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat