Sot pasdite u zhvilluan edhe shtatë ndeshje të raundit të parë, përkatësisht 1/16 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Bashkimi nga Kumaova nuk pati asnjë problem në transfertën ndaj Kojnares, duke fituar bindshëm 5:0 dhe duke kaluar në 1/8 e finales.
Shkëndija e Haraçinës konfirmoi rolin e favoritit, duke mposhtur në Radovish Detonitin me rezultat 3:1.
Ndërkohë, Shkupi u eliminua nga Sasa, e cila fitoi me rezultat 1:0.
Më herët, në 1/8 e finales ishin kualifikuar edhe Sileksi, Struga Trim & Lum, Pelisteri, Makedonija Gjorçe Petrov, Brera dhe Vardari.
Mbeten të zhvillohen edhe tri ndeshje për të kompletuar këtë fazë të Kupës.
Rezultatet – 1/16 e finales
BVК Kojnares – Bashkimi 0:5
Detoniti – Shkëndija Haraçinës 1:3
Sasa – Shkupi 1:0
Kozhufi – Skopje 0:1
Novaci – Ohri 1:0
Osogova – Belasica 1:3
Teteksi – Bregallnica 1:4