Jeta në futboll mund të ndryshojë shumë shpejt dhe këtë e ka kuptuar më së miri mesfushori anglez Ovie Exharia. Mesfushori 28-vjeçar ka kaluar nga një sezon në La Liga, te kërkimi i punës në “Linkedin”.
Lojtari në sezonin e kaluar ishte pjesë e Oviedo dhe luajti disa ndeshje në La Liga, por tashmë ka mbyllur kontratën me të dhe është i papunë, pasi nuk ka gjetur një sistemim të ri. Kështu, 28-vjeçari nxori një njoftim në aplikacionin e njohur për të gjetur vende pune.
“Ju lutem më dërgoni mesazh nëse njihni klub të interesuar për një lojtar që luan si 6, 8 apo 10”, shkruante futbollisti.
Exharia në vitet e tij në Angli, para transferimit në Spanjë, ka luajtur për klube si Liverpul, Sandërlend dhe Riding.